Postuar më: 2 July / 00:19

Hitzfeld largohet krenar

Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, është krenuar me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen që shënoi fundin e karrierës së tij si trajner.

Helvetikët humbën me rezultat 1-0 nga Argjentina, me një gol të shënuar nga Angel Di Maria në fund të pjesës së dytë të vazhdimeve, por paraqitja e tyre ishte mbresëlënëse.

“Sot mbretëron krenaria. Skuadra bëri një paraqitja pasionante dhe ne ishim shumë të pjekur taktikisht. Arritëm të ishim të qetë… Kjo është diçka që na bën krenar”, u ka thënë trajneri gazetarëve.

Strategu gjerman, i cili e paralajmëroi pensionimin që në vitin e kaluar, ka thënë se po largohet me kokën lartë dhe zemrën plot emocione.

Gjatë karrierës si trajner, Hitzfeld ka qenë trajner edhe i dy klubeve gjermane, Borussia Dormund dhe Bayern Munich, ndërsa me të dy këto klube e ka fituar Ligën e Kampionëve (1998 dhe 2001) dhe shtatë tituj të Bundesligas. /Telegrafi/

0 komente