Postuar më: 26 June / 14:26

Hodgson: Nuk jam nga ata që dorëzohen

Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i tij përkundër eliminimit të Anglisë nga Kampionati Botëror.

Tre Luanët u eliminuan që në fazën grupore dhe trajneri deklaroi pas eliminimit se nuk do të largohej nga puna dhe tashmë e ka konfirmuar vendimin e tij.

“Ju kam thënë se nuk do të jap dorëheqje dhe nuk kam asgjë për të shtuar. FA ka kërkuar nga unë që të vazhdoj. Jam  shumë i lumtur që e kanë kërkuar këtë nga unë”.

“Mendoj se është një grup shumë i mirë i lojtarëve me të cilët duhet punuar dhe nuk mendoj se ndonjëri prej tyre do të kërkonte nga unë që të jepja dorëheqje”.

“Nuk kam arsye të veproj në atë mënyrë. Nuk e kam për qëllim ta bëj. Nuk dua të më krahasojnë me të tjerët”.

“Arsyeja që po qëndroj është se unë nuk jam nga ata që dorëzohen”, ka deklaruar Hodgson para gazetarëve. /Telegrafi/

0 komente