Grupi B

Postuar më: 6 June / 17:45

Holanda

Pjesëmarrjet e mëparshme: 9

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 15

 

Historia në Kampionate Botërore

Me trajnerin legjendar, Rinus Michels dhe me yjet, si Johan Cruyff e Johan Neeskens, Holanda arriti deri në finale të Botërorit të vitit 1974, ku pësoi nga Gjermania Perëndimore. Katër vite më vonë, Tulipanët sërish arritën në finale, mirëpo përjetuan një tjetër humbje nga ekipin nikoqir, që kësaj radhe ishte Argjentina.

Një finale tjetër, Holanda e zhvilloi në turneun e fundit të Afrikën e Jugut, kur në vazhdime, Andres Iniesta shoi ëndrrat e tyre për triumfin e parë.

 

Kualifikimi për KB 2014

Holanda ishte skuadra që e fitoi bindshëm grupin kualifikues me nëntë pikë diferencë nga ekipi i dytë në grup (Rumania). Së bashku me Gjermaninë, ishte përfaqësuesja me më së shumti pikë të grumbulluara në fazën kualifikuese në Evropë (28 pikë).

Vetëm barazimi ndaj Estonisë (2-2) e pengoi që të regjistronte sukses të qind për qindtë, derisa të gjitha ndeshjet tjera ishin fitore.

Holandezët pranuan vetëm pesë gola gjatë kualifikimeve, ndërsa shënuan plot 34 gola duke u bërë kombëtarja e dytë më efektive pas Gjermanisë (me 36 gola të shënuar).

 

Lojtarët kryesorë

Edhe pse nuk ishte aq bindës në sezonin 2013/2014 me Manchester Unitedin, Robin van Persie mbetet rreziku kryesor për cilindo kundërshtar të Holandës.

Anësori i pandalshëm Arjen Robben po përjeton kulmin e karrierës së tij në vitet e fundit dhe natyrshëm se do ta shfrytëzojë këtë Botëror për të treguar potencialin e tij maksimal në një turne ndërkombëtar.

ArjenRobben

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Gjermania 1974’(finalistë), ‘Argjentina 1978’(finalistë), ‘Afrika e Jugut 2010’ (finalistë).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Tim Krul (Newcastle), Michel Vorm (Swansea).

Mbrojtës: Daley Blind (Ajax), Daryl Janmaat (Feyenoord), Terence Kongolo (Feyenoord), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Joel Veltman (Ajax), Paul Verhaegh (Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa), Stefan de Vrij (Feyenoord).

Mesfushorë: Jordy Clasie (Feyenoord), Leroy Fer (Norwich), Jonathan De Guzman (Swansea), Nigel de Jong (AC Milan), Wesley Sneijder (Galatasaray), Georginio Wijnaldum (PSV Eindhoven).

Sulmues: Memphis Depay (PSV), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke 04), Dirk Kuijt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dynamo Kiev), Robin van Persie (Manchester United), Arjen Robben (Bayern Munich).

Trajneri: Louis Van Gaal

MarcoVanBasten

Yjet e dikurshme: Johan Cruyff, Marco van Basten, Dennis Bergkamp.

0 komente