Xherdan ShaqiriZvicra

Postuar më: 26 June / 14:22

Jahjaga, Hoxhaj dhe Bayerni e urojnë Shaqirin

Paraqitja e jashtëzakonshme në ndeshjen me Honduarsin ka bërë që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata nga i gjithë rruzulli tokësor.

Klubi i tij Bayern Munchen, ka ndjekur çdo gol të tij në Twitter dhe e ka uruar kosovarin për paraqitjen. “0:1, 0:2, 0:3 – Shaqiri e dërgon tutje Zvicrën dhe në çfarë forme se”, shkruan në Twitterin zyrtar klubi bavarez.

Paraqitjes së të tij fantastike i është gëzuar edhe bashkë-lojtari në Bayern, Jerome Boateng, duke e quajtur Shaqirin lojtat me klas.

Edhe Presidentja e Republikës, Jahjaga që gjendet në Rumani i është gëzuar golave të futbollistit gjilanas, duke e uruar në Facebook.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka përdorur aftësitë e tij të gjuhës gjermane, duke shkruar në Twitter se “të gjithë në Kosovë jemi krenarë që Shaqiri ka shënuar tri gola për ta dërguar tutje Zvicrën”. /Koha/Telegrafi/

0 komente