Postuar më: 29 June / 12:32

Kaka: Fred e Oscar meritojnë të jenë startues

Mesfushori i Milanit, Kaka, beson se Fred dhe Oscar meritojnë të jenë në formacionin bazë të Brazilit në ndeshjet e ardhshme të Kampionatit Botëror.

Selecao është kualifikuar në çerekfinale dhe dy futbollistët janë angazhuar nga trajneri Luis Felipe Scolari në ndeshjet e kaluara. Megjithatë, paraqitjet e tyre kanë qenë nën nivel, e sidomos në ndeshjen e të tetës së finales kundër Kilit.

“Nuk duhet të harrojmë se Fred ishte shumë i mirë në Kupën e Konfederatave në vitin e kaluar. Ai ka shumë për t’i dhënë skuadrës”.

“(Në këtë turne) ai ka pasur një fillim të ngadaltë, mirëpo në vazhdim mund të ngritet në formë dhe të bëhet njëri nga futbollistët më të mirë të Brazilit”.

“(Oscar) ka qenë shumë i mirë. Para fillimit të turneut ka pasur shumë debat në Brazil, nëse Oscar duhej të fillonte, mirëpo ai luajti shumë mirë ndaj Kroacisë dhe shënoi gol”.

“Ai ka dëshmuar se meriton të jetë një njëmbëdhjetëshin startues për Brazilin. Ai është gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës, e jo vetëm që ta kryejë punën e tij”, ka deklaruar 32-vjeçari për Times of India. /Telegrafi/

0 komente