ArgjentinaZvicra

Postuar më: 26 June / 16:26

Lajm i mirë për Zvicrën, përfundon Botërori për Agueron

Sergio Aguero do të humb ndeshjet tjera të Botërorit të Brazilit shkaku i lëndimit, duke qenë një mungesë e madhe për Argjentinën.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Argjentinës, Sergio Aguero do të humb ndeshjet tjera të Botërorit të Brazilit.

Siç transmeton Eurosport, Aguero ka probleme me gjurin e tij dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Argjentinën në ndeshjet e radhës.

Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga Përfaqësuesja e Argjentinës, mirëpo pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Ndryshe, Aguero është zëvendësuar në sfidën e fundit të argjentinas ndaj Nigerisë, teksa pas takimit përzgjedhësi, Alejandro Sabella, kishte thënë se sulmuesi i tij ka problem me muskujt. /Telegrafi/

0 komente