Postuar më: 2 July / 12:19

Lukaku e ndryshoi lojën

Portieri amerikan, Tim Howard, thotë se Romelu Lukaku bëri dallimin në ndeshjen e të tetës së finales ndërmjet Belgjikës dhe SHBA-ve.

Sulmuesi në pronësi të Chelseat u inkuadrua në lojë në vazhdime dhe menjëherë asistoi te goli i parë dhe e realizoi të dytin në fitoren prej 2-1.

Howard ka luajtur me 21-vjeçarin te Evertoni dhe i njeh kualitetet e tij.

“Ata inkuadruan të madhin Rom’ dhe ai rezultoi efektiv”.

“Ai vrapoi drejt nesh, shënoi një gol, krijoi raste për të tjerët”.

“Rom-i i madh e ndryshoi lojën”, është shprehur portieri për faqen zyrtare të FIFA-s. /Telegrafi/

0 komente