Postuar më: 7 June / 18:33

Maskota

‘Fuleco the Armadillo’ është maskota zyrtare e Kampionatit Botëror ‘Brazili 2014’. Është një lloj armadilloje (gjitar placental) që jeton në Brazil dhe bën pjesë në llojet e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja. Maskota zyrtarisht është lansuar në emisionin javor Fantastico të TV Globo më 25 nëntor të vitit 2012.

Është një karakter i pëlqyeshëm, i cili ka për qëllim që të simbolizojë fjalët: ‘Brazil’, ‘Natyrë’, ‘Miqësor’ dhe ‘Pasion për futbollin’.

Fuleco1

Emri ‘Fuleco’ është krijuar nga kombinimi i fjalëve ‘Futebol’ (futboll) dhe ‘Ecologia’ (ekologji). Emrat tjerë konkurrues ishin ‘Amijubi’ (nga ‘Amizade’ – miqësi dhe ‘Jubilo’ – kënaqësi) dhe Zuzeco (‘Azul’ – kaltër dhe ‘Ecologia’ – ekologji).

Maskota që ka mesazh për kujdesin ndaj ambientit dhe sportit, është bërë mjaft e popullarizuar te skuadrat e futbollistike anekënd globit. Më shumë se 90 për qind e brazilianëve besojnë se ‘Brazili 2014’ duhet të jetë një turne miqësor ndaj ambientit dhe ta promovojë mbrojtjen e tij.

Fuleco-Ronaldo

Maskota përfundimtare është përzgjedhur pasi FIFA dhe LOC kanë analizuar mbi 47 propozime të ndryshme, të krijuara nga gjashtë agjenci të ndryshme braziliane.

Fuleco konsiderohet si personalitet gazmor dhe tërheqës. Menjëherë është shndërruar në një nga maskotat më të suksesshme në histori të Kampionateve Botërore. Vetëm dy ditë pas lansimit, rreth 89 për qind e brazilianëve e kishin parë atë, ndërsa te fëmijët është bërë shumë i popullarizuar.

Fuleco2

0 komente