ShaqiriZvicra

Postuar më: 28 June / 17:31

Megjithatë, Xherdan Shaqiri agjëron Ramazanin

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka hedhur poshtë spekulimet se ai nuk do të agjërojë Ramazanin, duke shkruar një mesazh në faqen e tij zyrtare.

Ai ka uruar shqiptarët muslimanë për muajin e shenjt të Ramazanit dhe ka aluduar se do të agjërojë.

Ja mesazhi i Shaqirit:

“Me fat muaji i shenjt i Ramazanit të gjithë besimtarëve musliman. Zoti na e bëftë kabull agjërimin. Me respekt Xherdan Shaqiri nga Brazili”, ka shkruar Xherdani në Facebook të tij zyrtar.

Kështu hidhen poshtë pohimet se Shaqiri nuk do të agjërojë, e që në fakt raportuan mediat amerikane për këtë fakt. /Telegrafi/

0 komente