Postuar më: 29 June / 18:50

Holanda bën mrekullinë

Përfaqësuesja e Holandës ka arritur të kthehet nga disavantazhi prej një goli në fund të ndeshjes kundër Meksikës, për ta fituar përballjen e të tetës së finales në Fortaleza (2-1) dhe për të vazhduar në çerekfinale.

mekiska

Ishte një gjysmë e parë thuajse e baraspeshuar me një lojë që zhvillohej në mesfushë, por Meksika në një nuancë ishte skuadra më e mirë. Sa njëra e sa tjetra skuadër kishte posedimin e topit në periudha të caktuara dhe shkonin në fazën ofensive në përpjekje për të ndryshuar rezultat.

Një rast shumë të mirë për të realizuar e pati Herrara, por goditja e tij përfundoi jashtë. Robben e Van Persie kanë qenë paksa të qetë në fraksionin e parë. Në minutat shtesë holandezët kërkuan penalti, mirëpo arbitri refuzoi kërkesën e tyre.

Në pjesën e parë, Holanda pati një zëvendësim të detyruar. Nigel De Jong e lëshoi fushën për Bruno Martins Indi (9’).

giovani

Nuk kaluan shumë minuta në gjysmën e dytë dhe meksikanët kaluan në epërsi. Giovani dos Santos dërgoi një goditje të pandalshme nga distanca, e cila përfundoi në rrjet (48’).

Pas golit të pësuar, holandezët u aktivizuan. Përmendim një mbrojtje fantastike nga Ocho, kur De Vrij goditi drejt portës. Një rast të mirë e pati edhe Sneijder, pas angazhimit të Robben, por topi përfundoi jashtë.

Shumë shpejt Meksika u rikthye për ta bartur lojën në gjysmëfushën e kundërshtarit për të mos e lënë të rrezikonte.

Megjithatë, angazhimi i të zgjedhurve të Van Gaal u shpagua me arritjen e golit të barazimit. Pas një harkimi të Robben nga këndi, Huntelaar ktheu me kokë te Wesley Sneijder, i cili dërgoi një goditje të pandalshme në portë (88’).

Në vazhdim të ndeshjes, Robben arriti të nxjerrë një penalti dhe Klaas-Jan Huntelaar u bë hero duke shënuar golin që e dërgonte kombëtaren e tij në çerekfinale.

hunt

Në raundin tjetër, Holanda do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Kosta Rikës dhe Greqisë. /Telegrafi/

0 komente