Messi: Goli më çliroi

Superylli argjentinas, Lionel Messi, ka thënë se goli i tij i dytë kundër Bosnjës e çliroi atë nga nervozizmi që kishte gjatë lojës.

 

“Është normale të keni dyshime. Ishte ndeshja e parë dhe ne ishim të nervozuar dhe në ankth. Kjo ju ndodh kur të debutoni”, tha fillimisht Leo për gazetarët. “Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja dhe ne e arritëm këtë. Bosnja është skuadër e madhe, por ne duhet të përmirësohemi”.

 

“I lejuam ata që të luajnë lojën e tyre në pjesën e parë, ua lejuam posedimin e topit dhe ishte shumë e vështirë për neve që t’i afroheshim golit të tyre pasi që ishim shumë të tërhequr. Goli i dytë ishte një çlirim i madh për të gjithë ne sepse ndeshja vetëm bëhej më e vështirë. Ishte gjithashtu i veçantë për mua, dhe u ndjeva shumë mirë që shënova në fund të ndeshjes”.

 

“Sistemi i lojës që patëm në pjesën e dytë ishte më i mirë për neve sulmuesit. Patëm më shumë mundësi për të sulmuar dhe kur shkojmë përpara kemi më shumë mundësi të pasojmë dhe të shënojmë. Ky pozicionim na favorizon neve”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

 

 

0 komente