Postuar më: 14 July / 00:09

Messi, lojtari më i mirë i Botërorit

Lionel Messi duhet të ngushëllohet me ‘Topin e Artë’ të Botërorit, të cilin e fitoi duke u shpallur si futbollisti më i mirë i këtij turneu.

Përfaqësuesja e Argjentinës u mposht në finale nga Gjermania (1-0) dhe superylli i Barcelonës do ta kërkojë Kupën e Botës pas katër vitesh në Rusi.

Kolumbiani James Rodriguez fitoi ‘Këpucën e Artë’, si golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola të shënuar, një më shumë se Thomas Muller.

Portieri gjerman, Manuel Neuer, padyshim portieri më i mirë i Botërorit, i takoi ‘Doreza e Artë’.

0 komente