ArgjentinaMessi

Postuar më: 22 June / 11:02

Messi: Mund të përmirësohemi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, beson se Argjentina mund të bëjë më mirë se sa që është treguar në fitoren ndaj Iranit.

Messi ka shënuar të vetmin gol në sekondat e fundit të takimit me një goditje fantastike, por vet superylli kërkon përofrmancë më të mirë nga eipi i tij.

“Jam i kënaqur me rezultatin, për kombëtaren time, në një ndeshje komplekse dhe të vështirë, ku nuk kemi mundur të gjejmë mënyrë të lehtë për të shënuar”.

“Grupi vazhdon që të ketë entuziazmin e njëjtë dhe dëshirën e njëjtë, por ne e dimë se ka hapësirë për t’u përmirësuar”.

“Ne nuk kemi pritur një ndeshje të tillë, por ne kurrë nuk kemi mundur të gjejmë hapësirë në sulm, ndaj një mbrojtje mirë të armatosur që nuk na lejoi të shënojmë. Vetëm fitorja na dha qetësi dhe tani jemi të qetë para ndeshjes ndaj Nigerisë”, u shpreh Messi. /Telegrafi

0 komente