Postuar më: 14 July / 18:39

Në Berlin festuan mbi një çerek milioni tifozë

Mbi 250.000 njerëz e festuan titullin e kampionit të botës në rrugët e Berlinit.

Gjermania mposhti Argjentinën (1-0) në finale për të rrëmbyer Kupën e Botës për të katërtën herë në histori.

Në kryeqytetin gjerman ishin mbledhur tifozë të shumtë, të cilët e ndezën atmosferën kur Mario Gotze e shënoi golin e fitores në minutën e 113-të.

Dhe në momentin kur kapiteni Philipp Lahm e ngriti trofeun, festa ishte në maksimum.

Shiu dhe moti i keq nuk i penguan gjermanët që ta festonin deri në mëngjes këtë triumf. /Telegrafi/

0 komente