BraziliGrupi ANeymar

Postuar më: 1 July / 16:11

Neymar dëshiron Kupën e Botës, jo Këpucën e Artë

Ylli i Brazilit, Neymar, thotë se ai nuk është duke menduar ta fitojë Këpucën e Artë në Kupën e Botës dhe është i interesuar vetëm për ta fituar garën.

22-vjeçari ka qenë një prej yjeve të garës duke shënuar katër gola në tre ndeshje të fazës grupore, që do të thotë një më pak se golashënuesi aktual James Rodriguez. Por Neuymar thotë se arritjet grupore janë para atyre individuale.

“Nuk dua të bëhem lojtari më i mirë; nuk dua të jem golashënuesi më i mirë. Gjithë çfarë dua është ta fitoj titullin e Kupës së Botës”.

“Kjo është ajo që gjithmonë kam ëndërruar. Nuk është me rëndësi se si ndodh, vetëm dua ta fitoj titullin. Gjithë çfarë dua është të luaj futboll dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe ekipin tim. Shpresoj ëndrra të përfundojë duke fituar titullin”.

“Jo vetëm duke shënuar gola, por po ashtu duke bërë gjithçka që është e mundshme për të ndihmuar Brazilin të fitojë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/

0 komente