ArgjentinaBraziliMessiNeymar

Postuar më: 27 June / 21:00

Neymar do të bëhet sikur Messi

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, thotë se Neymar do të bëhet shumë shpejt një lojtar në nivelin e Lionel Messit.

Brazili përballet me Kilin të shtunën në ndeshjen e 1/8-ës së finals dhe Silva ka motivuar Neymarin që të shkëlqejë në këtë takim.

“Messi është një prej sulmuesve më të mirë në botë, një prej lojtarëve më t ëmirë. Por, Neymar është duke u rritur në një yll të madh dhe ai shumë shpejt do të konsiderohet më i miri në botë”.

“Teknikisht, ai i ka të gjitha aftësitë. Messi është një prej më të mirëve në histori, por jam i sigurt se Neymar do të vijë në këtë nivel”, ka thënë Silva. /Telegrafi/

0 komente