Postuar më: 29 June / 12:22

Nigeria nuk ia ka frikën Francës

Portieri nigerian, Vincent Enyeama, ka deklaruar se kombëtarja e tij nuk ka frikë që të ndeshet me Francën në të tetën e finales.

Përfaqësuesja afrikane u kualifikua nga pozita e dytë në Grupin F, ku bënin pjesë edhe Argjentina, Bosnje e Hercegovina dhe Irani.

“Ne nuk ia kemi frikën askujt”, ka thënë 31-vjeçari në një intervistë për L’Equipe.

Ne kemi një kulur futbolli. Është mënyra jonë e jetës. Angazhohemi për këtë dhe duhet t’i tregojmë botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

“Franca është favorit, por gjithçka mund të ndodhë. E kam thënë para turneut se do të ishte ëndërr e imja që të luaja kundër tyre”.

“Të jemi sinqertë, kemi besim të madh në vete”, ka shtuar portieri i klubit francez, Lille. /Telegrafi/

0 komente