Postuar më: 13 July / 17:07

Nuk ka favoritë në një finale

Rafael Benitez nuk mund të zgjedhë ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës para finales së Kampionatit Botëror.

Trajneri i Napolit thotë se i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme ekipi i Joachim Low gjatë këtij turneu, mirëpo ende beson se treshja argjentinase, Lionel Messi, Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero, është ‘vrastare’ para portës.

“Nuk e di për ju, por unë e kam të vështirë të gjej favoritin në finale të Kampionatit Botëror”.

“Një ndeshje e këtillë, e cila vë përballë Gjermaninë dhe Argjentinën, nuk ju lejon që të shkruani në letër, nëse njëra skuadër është më e mirë se tjetra”.

“Mund të mendoni për disa detaje që e favorizojnë njërën apo tjetrën, por nuk mund të jepni një gjykim të pastër dhe absolut”, ka sqaruar spanjolli për Corriere dello Sport. /Telegrafi/

0 komente