Postuar më: 14 July / 15:20

Pep: Gjermania, fitues me meritë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, thotë se gjermanët janë fitues me plotë meritë të Kampionatit Botëror duke u bazuar në paraqitjet e tyre në Brazil.

Të zgjedhurit e Joachim Low e mposhtën Argjentinën në finale (1-0), ndërsa ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë turneut.

“Është mahnitëse për Gjermaninë. Dua t’i uroj të gjithë lojtarët e mi dhe trajnerin Joachim Low”.

“Le ta shijojnë këtë triumf të jashtëzakonshëm të Kupës së Botës”.

“Gjermania e meritoi plotësisht”, ka thënë Pep për faqen zyrtare të Bayernit. /Telegrafi/

0 komente