SuarezUruguai

Postuar më: 26 June / 17:12

Përfundon Botërori për Suarez

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, ka marrë një dënim të rëndë nga FIFA pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.

Ishte Suarez ai që kafshoi mbrojtësin italian, Chiellinin, në sfidën e rëndësishme mes Italisë dhe Uruguait.

Tani FIFA ka reaguar duke e dënuar futbollistin uruguaian me katër muaj moslojë nga të gjitha garat dhe mos paraqitje për Uruguain deri në 9 lojë, e që do të thotë se për Suarez përfundon Botërori.

Pos tjerash, ai është i suspenduar edhe për nëntë ndeshje nga të gjitha ndeshjet me kombëtaren e Uruguait.

Suarez është shpallur fajtor pas hetimeve të një komisioni disiplinor të FIFA-s, pas incidentit të rëndë që mbeti pa u dënuar nga gjyqtari i atij takimi.

Kjo është goditje e rëndë për Liverpoolin, që nuk do të mund të llogarisë në Surezin deri në nëntor të këtij viti, teksa edhe skuadra tjera si Real Madridi dhe Barcelona pritet të tërheqin interesimin nga lojtari. /Telegrafi/

0 komente