Postuar më: 1 July / 16:29

Pogba: Nuk kam fjalë për të përshkruar formën e Francës

Ylli i Juventusit, Paul Pogba, është i ngazëllyer me golin e shënuar në fitoren e Francës ndaj Nigerisë.

Skuadra evropiane fitoi 2-0 ndaj përfaqësueses afrikane me Pogba që shënoi golin e parë të takimit, para se Joseph Yobo të vulosi ndeshjen me një autogol.

“Nuk ka fjalë, nuk kam fjalë për ta përshkruar atë çfarë ne po tregojnë në fushë. Ne kemi të gjithë kombin prapa nesh, jam i lumtur për ekipin”.

“Përfundimisht është emocioni më i madh në karrierën time. Ne jemi në çerekfinale dhe është një prej momenteve më të mira në jetën time”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/

0 komente