Postuar më: 13 July / 14:54

Raul: Gjermania, favorite e pastër

Legjenda e Spanjës, Raul, është duke e përkrahur Gjermaninë për të tejkaluar pengesën e radhës, që quhet Argjentina, dhe që të marrë trofeun e shumëpritur.

Sipas Raul, Gjermania është favorite absolute për këtë takim dhe ai ka disa arsye për këtë.

“Natyrisht, Botërori nuk ka favoritë të qartë. Kjo traditë është thyer në Brazil. Gjermania është ekipi që duhet të vrojtohet pas demolimit të nikoqirëve në gjysmefinale. Ata kanë pritur një kohë të gjatë për këtë dhe duken shumë të përgatitur”.

“Tri-herë kampioni nuk varet nga individët. Të gjithë në mesfushë janë në gjendje që të shënojnë. Mbrojtja është e ngjeshur dhe të gjithë janë në gjendje që të shënojnë. Unë favorizoj Gjermaninë sepse Argjentina do të ketë të vështirë që të realizojë”, ka thënë Raul. /Telegrafi/

0 komente