Holanda

Postuar më: 13 July / 11:30

Robben: Eshtë dashur të jemi në finale

Anësori i Holandës, Arjen Robben, nuk është ndarë i kënaqur me pozitën e tretë, pasi ai ka pritur që së paku holandezët të jenë në finale.

“Vërtet keq që nuk jemi në finale. Ajo ndërhyrje e Silvas ishte karton i kuq. Eshtë mënyrë e mirë që të përfundojmë Botërorin me një fitore. Na ndihmon që të largojmë hidhërimin, por zhgënjimi vazhdon që të dominojë tek ne”.

“Ne dhamë gjithçka dhe jemi krenarë. Eshtë kënaqësi të punosh me gjithë këta lojtarë”.

“Unë thjesht kam ndjerë se merituam finalen. Së paku të gjithë në Holandë u kënaqën me këtë Botëror”, ka deklaruar Robben. /Telegrafi/

0 komente