ArgjentinaRomero

Postuar më: 19 June / 19:03

Romero lëvdon trajnerin e Argjentinës

Portieri i Argjentinës, Sergio Romero, ka nderuar trajnerin Alejandro Sabella për ndihmën e tij që ai të sigurojë vendin e parë në portën e Brazilit.

Portieri i Monacos luajti në ndeshjen hapëse ndaj Bosnjës, edhe pse kishte konkurrencë të fortë nga Mariano Andujar dhe Agustin Orion.

“Sabella është trajner i madh që gjithmonë di të vendosë kur një lojtar është mirë emocionalisht dhe fizikisht”.

“Nga dita e parë ai tha se këta janë tri portierët e mi. Unë mora mesazhe se ai do të më vë të luaj nga minuta e parë. Nuk besoja. Ai më përkrahu shumë, sidomos pasi jam portier dhe unë e vlerësoj shumë këtë fakt”, ka deklaruar Romero. /Telegrafi/

0 komente