ArgjentinaMessi

Postuar më: 28 June / 12:30

Romero: S’ka fjalë për Messin

Portieri i Argjentinës, Sergio Romero, ka pranuar se ai vuan që të shprehë me fjalë talentin e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës tani ka shënuar katër gola në Brazil para ndeshjes së Albicelestëve ndaj Zvicrës të martën dhe Romero ka komplimentuar lojtarin.

“Siç kam thënë herën e fundit, Leo është rikthyer për të treguar se çka është në gjendje të bëjë”.

“Ai gjithmonë bën diçka më ndryshe. Ne jemi me fat që e kemi në ekip. është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar mrekullinë e tij. Ai na bën të gjithë të lumtur që e kemi në këtë nivel në ekip. Ai i ndihmon shumë ekipit”, ka thënë Romero. /Telegrafi/

0 komente