Brazili

Postuar më: 9 July / 17:06

Ronaldo: Vendi i tretë, obligim për Brazilin

Sulmuesi legjendar i Brazilit, Luiz Ronaldo, ka thënë se kombëtarja Selecao e ka obligim ndaj tifozëve që pas dëshpërimit poshtërues ndaj Gjermanisë, të zënë së paku vendin e tretë.

Ekipi i Scolarit u demolua nga Gjermania me rezultat 7-1 dhe Ronaldo fenomeni beson se vetëm vendi i tretë mund të mbulojë dështimin.

“Selecao ka paguar një çmim shumë të shtrenjt për dështimin dhe tani ata e kanë obligim për të marrë vendin e tretë”.

“Unë gjithmonë kam thënë se futbolli është plot me befasi. Askush nuk e ka pritur këtë rezultat. Ta fitojmë titullin e gjashtë në Rusi”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

0 komente