ShaqiriZvicra

Postuar më: 3 July / 19:34

Serbët: “Rroka Mandolinën”, himni i ri i Zvicrës

Blic, duke përdorur një karikaturë të lojtarëve të Zvicrës, shkruan se këta të fundit do të ndërrojnë tekstin e himnit të flamurit në shqip, duke parë ndikimin e shqiptarëve në skuadër.

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, në përbërjen e së cilës ishin pesë shqiptarë, në Kampionatin Botëror në Brazil, arriti të kalojë fazën e grupeve, ndërsa në 1/8 e finales, gati sa nuk eliminoi dy herë kampionin e botës Argjentinën.

Gazeta serbe Blic, duke u nisur nga fakti se rolin kyç në këtë skuadër kishin shqiptarët, ka bërë një karikaturë, ku thotë se Zvicra do të ndërrojë tekstin e himnit të flamurit, duke e bërë atë në gjuhën shqipe, përcjell reporteri.net.

Ndryshe, kohë më parë mediat në Zvicër publikuan një karikaturë tjetër duke iu kënduar në shqip futbollistëve të përfaqësueses, për t’i zgjuar nga gjumi pas humbjes së thellë nga Franca. /Telegrafi/

0 komente