ShaqiriZvicra

Postuar më: 2 July / 16:36

Shaqiri krenar me Hitzfeldin dhe Kosovën: Më i miri nuk fiton gjithmonë

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, i ka dhënë lamtumirën trajnerit Ottmar Hitzfeld me një letër emocionale drejtuar strategut të pensionuar në faqen e tij zyrtare.

Shaqiri ka publikuar një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook në gjuhën gjermane ku ka falënderuar trajnerin e ti të deritanishëm për përkrahjen.

“Faleminderit trajner, faleminderit për dashurinë, fuqinë dhe emocionet. Pa ty nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Unë jam krenar me një trajner të tillë, një njeri kaq të mrekllueshem me të cilin kemi punuar”.

“Unë të dëshiroj ty dhe familjes tënde vetëm më të mirën dhe para së gjithash shumë shëndet. Faleminderit të jgithë fansave, familjarëve dh emiqve të cilët na kanë përkrahur në këtë Botëror”.

“Ky është futbolli, jo vetëm më i miri fiton gjithmonë. Ne krurë nuk jemi dorrëzuar. Kemi luftuar deri në fund. Unë kurrë nuk do të harroj përkrahjen dhe jam krenar që i kemi bërë krenarë familjet në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri. Të gjithë kemi bërë më të mirën. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Shaqiri. /Telegrafi/

0 komente