Postuar më: 7 June / 16:15

Shqiptarët në Kampionatin Botëror

Edhe pse Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet në ndonjë Kampionat Botëror dhe Kosova ende nuk është përfshirë në garat zyrtare të FIFA-s, shqiptarët mund të krenohen me disa futbollistë tanë, të cilët do të jenë pjesë e turneut të madh. Ata janë shqiptarët që kanë lindur apo jetojnë në vendet, të cilat i përfaqësojnë.

Në ‘Brazili 2014’ me krenari do të ndjekim performancat e shtatë shqiptarëve. Shumica e tyre, pesë, e përfaqësojnë Zvicrën, ndërsa një nga ta e përfaqëson Belgjikën dhe një tjetër Gjermaninë.

shaqiri-xhaka-behrami

Mesfushorët me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri (Bayern Munich), Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach) dhe Valon Behrami (Napoli), konsiderohen si pjesë integrale e përfaqësueses së Zvicrës dhe njëherësh ndër futbollistët më të mirë të Helvetikëve.

Mesfushori Blerim Xhemaili (Napoli) dhe sulmuesi Admir Mehmedi (Freiburg) me origjinë nga Maqedonia, janë po ashtu, pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, të cilët do të kemi shansin t’i ndjekim nga 12 qershori.

BLERIM DZEMAILI

Pajtim Kasami (Fulham) ishte një tjetër shqiptar, të cilin Ottmar Hitzfeld e përfshiu në listën e rezervave, në rast të ndonjë lëndimi eventual para fillimit të turneut.

PajtimKasami

Supertalenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, do të jetë padyshim futbollisti i ri sensacional në ‘Brazili 2014’, ku do ta përfaqësojë Belgjikën.

FBL-WC-2014-FRIENDLY-BEL-LUX

19-vjeçari vendosi të përfaqësonte vendin e tij të lindjes duke anashkaluar Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe shumë vende të tjera që shprehën interesim që ta merrnin në përfaqësuese (mes tyre Turqia, Kroacia, Anglia, madje edhe Serbia).

Një futbollisti tjetër shqiptar në momentet e fundit iu dha shansi të udhëtonte në Brazil. Ai është mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi. Ai u përfshi në skuadrën paraprake të Gjermanisë për Kampionatin Botëror dhe zhvilloi disa ndeshje miqësore.

Germany v Faroe Islands -  2015 UEFA European U21 Championships QualifierMegjithatë, kur caktoi skuadrën finale prej 23 futbollistëve, përzgjedhësi Joachim Low vendosi që të mos e përfshinte 22-vjeçarin. Por, pas lëndimit të Marco Reus, përzgjedhësi e ftoi mbrojtësin shqiptar, pasi Gjermania ka mjaft mesfushorë ofensivë.

0 komente