BrazilBraziliMeksikaMexicoSilvaThiago

Postuar më: 16 June / 22:20

Silva: Ky Botëror nuk është për mbrojtës

Qendërmbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, pranon se numri i madh i golave të shënuar në këtë Kampionat Botëror e bën punën e tij si mbrojtës shumë të vështirë.

 

12 ndeshjet e para të këtij kampionati kanë sjellë 41 gola, pak më shumë se dyfishi i golave(21) të shënuar në 12 ndeshjet e para të Kampionatit Botëror 2010 që u mbajt në Afrikën e Jugut.

 

Brazili udhëheq në Grupin A pas një fitoreje kontroverse kundër Kroacisë të enjten e kaluar, mirëpo Silva thotë se ky numër i madh i golave e ka shtyrë atë që të punojë edhe më shumë në stërvitje para ndeshjes së nesërme kundër Meksikës.

 

“Duhet të keni mbrojtje të fortë pasi që kjo ua bën punën e vështirë kundërshtarëve. Ky është një Kampionat Botëror për ata që pëlqejnë golat, që e pëlqejnë futbollin. Për një mbrojtës kjo gjë nuk është e mirë, por është pjesë e futbollit. Kemi punuar mirë këtë javë në mbrojtje që të jemi të aftë për t’i ndalur kundërshtarët”, ka deklaruar Silva. /Telegrafi/

 

0 komente