Postuar më: 14 July / 08:46

Thaçi uron Gjermaninë dhe Mustafin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook, ka uruar Gjermaninë për Kupën e fituar në Kampionatin Botëror  ‘Brazili 2014’.

Ai e ka uruar edhe mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili është shqiptari i parë që fiton trofeun e Kupës së Botës.

“Urime të përzemërta kombëtares së Gjermanisë dhe Shkodran Mustafit nga Gostivari, shqiptarit të parë me medalje të artë në Kampionat Botëror të futbollit. Loja ekipore është çelësi i fitores gjermane”, ka shkruar Thaçi. /KP/Telegrafi/

0 komente