HolandaVan Gaal

Postuar më: 13 July / 10:29

Van Gaal: Ekipi më i mirë i jetës time

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, ka lëvduar ekipin e tij pas fitores ndaj Brazilit dhe sigurimit të vendit të tretë.

Holanda mposhti Brazilin për të siguruar pozitën e tretë në Kampionatin Botëror dhe Van Gaal ka pasur vetëm lëvdata për ekipin e tij.

“Ky është grupi më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë”.

“Ne shënuam mbi dy gola për ndeshje dhe pranuam vetëm katër gola. Brazilianët gjithmonë kanë qenë miqësorë me ne, sa herë kemi takuar ata në rrugë gjatë qëndrimit tonë. Ne jemi falënderues”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/

0 komente