Postuar më: 4 July / 17:32

Wilmots: Argjentina nuk është vetëm Messi

Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, duke folur në prag të përballjes me Argjentinën, ka thënë se skuadra e tij duhet të mendoj për gjithë ekipin argjentinas e jo vetëm për Lionel Messin.

Belgjika dhe Argjentina do të përballen nesër mbrëma në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

“Të gjithë mendoj për Messin dhe me pak për lojtarët tjerë të Sabellas. Ne duhet të përballemi si një ekip kundër një ekipi, e jo të mendojmë vetëm për Messin”, ka thënë Wilmots.

Ai shpreson se do të vazhdojnë më formën e mirë edhe në ballafaqim me Argjentinën. /KP/

0 komente