ArgjentinaBelgjika

Postuar më: 2 July / 17:45

Witsel: Do ta sulmojmë Argjentinën

Mesfushori i Belgjikës, Axel Witsel, thotë se Belgjika nuk është e frikësuar para çerekfinales së Botërorit ndaj Argjentinës.

“Synimi jonë ishte çerekfinalja. Tani ne jemi këtu, ne mund të kënaqemi ndeshjen e ardhshme dhe unë mendoj se ne kemi shanc që të shojmë në çerekfinale”.

“Argjentina është ekip shumë i mirë, me top lojtarë si Lionel Messi, Di Maria dhe Higuain”.

“Por, ne kemi cilësi po ashtu. Ne nuk jemi të frikësuar nga Argjentina dhe ne do të dalim për të fituar ndeshjen tjetër. E gjithë ajo që ndodh tani është vetëm një bonus. Unë e di se ne do ta sulmojmë dhe ne duhet që të jemi më të mirë në këtë takim”, ka thënë Witsel. /Telegrafi/

0 komente