Postuar më: 26 June / 09:49

Zaccheroni nuk është më trajner i Japonisë

Alberto Zaccheroni ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Japonisë, pas eliminimit të asaj përfaqësueseje nga Kampionati Botëror.

Samurajët regjistruan dy humbje dhe një barazim në Grupin C dhe u larguan herët nga turneu.

“Jam i zhgënjyer dhe i pakënaqur me rezultatet tona. Para kampionatit, ishim të bindur dhe entuziastë se do ta kalonim fazën grupore”.

“Megjithatë, ne ngecëm që në fillim me këto tri ndeshje dhe nuk luajtëm ashtu si paramenduam”.

“Jam unë ai që e marr përgjegjësinë”, ka deklaruar Zaccheroni duke i falënderuar lojtarët dhe stafin që e kanë mbështetur gjatë katër viteve. /Telegrafi/

0 komente